TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Loti I Çiftelisë
Lyrics

I.
Po loton një çifteli
zemra i digjet për liri
nëpër oda bjen pa pra,
gaz e lotë
gaz e lotë në tela ka

Kohë e keqe paç mallkimin
Si ia ndale fluturimin
për tu shkri sofrat bujare,
nëpër odat kosovare

REF:
Hajdeni emër për emër
me një gojë e me nji zemër
koha shkon, soset durimi
qysh te kanga
qysh te kanga nis bashkimi

II.
O Kosovë me dritë në sy
mall në zemër kam për ty
ma e bukura lule n'botë
jeta jote
jeta jote kangë e lotë

Nanë Shqipni o tokë e lashtë
Pak ke ba ma shumë asht dashtë
po t'mos ishim copa-copa
dashtë e drashtë
dashtë e drashtë na kish Europa

REF:
Hajdeni emër për emër
me nji gojë e me nji zemër
koha shkon, soset durimi
qysh te kanga
qysh te kanga nis bashkimi

III.
Tere lotin çifteli
thuaja kangës për liri
se Kosova nana jonë
asht e jona
asht e jona përgjithmonë

Mos loto moj çifteli
kullë për kullë këndo lavdi
nëpër oda thotë urtia
pushkë e pendë osht çiftelia

REF:
Hajdeni emër për emër
me nji gojë e me nji zemër
koha shkon, soset durimi
qysh te kanga
qysh te kanga nis bashkimi

DËRGOI: