TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Mirë Se Të Gjeta Mërgimtar
Lyrics

Vjen një kangë e m'i bjen pragut
Më piskatë o nji za shqyptar

Hej ku je mor vlla prej gjakut
mirë se t'gjeta o mërgimtar (2x)

Shpirt i madh e me shumë derte
Të gjen kanga o kudo të jesh

Kudo t'jesh vetëm nuk mete
Kem një gjuhë e t'ruen një besë (2x)

Ref:
Hej t'ia fshij kangës
terja lotin nanës
po m'përvëlohet gjaku
hej ç'më thërret konaku

Do të vijë behari
kthehet mërgimtari
gjaku i valë në darsëm
s'pyet për ujk e hasëm

2.
Po fryjnë ernat e Ballkanit
tash sa shekuj o t'historisë

e qëndron e fortë Kosova
se janë bijtë e Shqipërisë (x2)

Eh sa herë që knohet kanga
përmi telat e sharkisë

rritet malli e dridhet e zemra
Për gjithë hallet e Shqipërisë (x2)

REF.
Hej t'ia fshij kangës
terja lotin nanës
po m'përvëlohet gjaku
hej ç'më thërret konaku

Do të vijë behari
kthehet mërgimtari
gjaku i valë në darsëm
s'pyet për ujk e hasëm

DËRGOI: