Komente nga Fansat
Asnjë Koment 🔥🔥
01/12/2003
Këngë e albumit:
"Fluturoi Shqipja N'kumanovë"
Këngë e albumit:
"Te Dua Kosove"
Erë të luftës hej sjell jehona,
Zjarr e flakë o në trojet tona,
Po SLLUPÇANI se njeh dorëzimin
Tridhjetë ditë e duron rrethimin,
Që nga maj o me të hyrë qershori,
Zone e lirë shpallet teritori,
Pararojë o është toger trimi
Ballëkrenar SHENASI IBRAHIMI .
Tanku e topi vjell zgjarr e hekur
Por guximi jo nuk është prekur,
Shenasiu o bje n`fushë të nderit
Për armikun hej zgjarr i tmerrit,
Bie Beqiri bashkë me Agimin
Bie Haruni Abdylmexhidi
Djale i ri o trembëdhjetë vjeqar,
Dritë i bahet trollit shqiptar.
Anekënd o zani e merr dhenë
Një katund o mbron atdhenë
Bijne martire hej n`fushë të nderit
Shtatë anëtarë t`familjes ZYMBERIT
Bijnë të tjerët e bijnë tjerë
Lirine tonë o e bëjnë pranverë,
E Nis kënga e s`ndalet dot
Ne SLLUPÇAN o për jet e mot .