TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Gervalla
Lyrics

I.
Gërritha qiellin, hej detin e kalla
Loti i motres, o Jusuf Gërvalla
O zogj mali, Sufit fjalë m'i çoni
E zu varri me besë të dhanë i thoni

Trandet dheu, u hap varri i djalit
Ç'po çmeriten medet zogjtë e malit
As duhan të idhtë, as bukë, moj motër
Pret konaku, na pret nanëlokja n'votër

Ç'kanë këto kulla që janë vrugnue?
Zjarri i pushkëve krejt i ka shkrumbue
Ç'janë këto vorre motër me m'kallzue?
Do ushtarë kësajde jetë kanë ndrrue
Ohooo

II.
Si me krahë konakut i jem afrue
Ç'mallna vëlla, due me të digjue
Se në maj thojshe këndon kushdo
Këndon dhe zogu i qyqes, oh

Zani çartë, shtati krejt mbarue
hije ime, oh, asht tuj udhëtue
Te gur i kufirit i plasjes shqiptare
që ma hoqi Agimi, nga zemra n'Koshare

Vallë po dielli pse u kthy n'furtunë?
Dheun tonë drithmat pse e zunë?
Besë të fortë Jusuf iu paske dhanë
Vijmë n'Kosovë, oh s'ka dhe që na mban
ohoooooo

OUTRO:
Gritha qiellin, hej detin e kalla
Loti i motrës, oh Jusuf Gërvalla (x2)

Mburrja e fisit, oh Jusuf Gërvalla

DËRGOI: