TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Pranvera E 81-shit
Lyrics

1.
Moj pranverë '81-shit
S'un e ndanë ashtin prej mishit
10 vjet burg e 10 vjet vorr
O i përmbys djepat në oborrë

Kot m'ja vure natën përmbi
Krejt Kosovên ma veshe n'zi
Krejt Kosovën ma veshe në terr
O ta jap besën o kurrë s'e merr!

2.
Nuk e merr se e kam për veti
Kta carrokë nuk kanë nanë gjeti
Nuk kanë tjetër, ne s'durojm
O nën kambë dheun ta shkallmojnë

Ta shkallmojnë se ktu kanë troje
As s'jau sheh zjarrin prej goje
Zjarr e flakë për goje qesin
o lindin n'kambë e njisoj vdesin

3.
Vdesin n'kambë kur e do puna
Për flamur s'i ndal fortuna
Nuk i ndal vala as deti
O se m'i ka Shqipja për veti

Mi ka Shqipja djem si zana
Me barut i ka pshtjellë nana
I kan pshtjellë e tym po qesin
O a s'mi sheh sa bukur vdesin?

4.
Njikjo natë që i pat 10 vjet
po agon me diell sivjet
po agon me diell lirie
O njashtu Shqipes si i ka hije

I ka hije, i rri liria
Kur t'jep besën Shqiptarija
Kur jep besën, jep fëminë
O dije mirë ti shkrijmë kufijtë!

DËRGOI: