Live Video

Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri - Po Ku Ka Si Ti Moj Shqipëria Ime


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  34

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

12/01/2015

2015-01-12T21:23:59

Më Shumë Nga

Ilir Shaqiri




Shkurte Fejza...
Hej fort po shndrrit ai diell
Dhe burimi këngët lugjeve mi përcjell
Hej fort po ngroh ky diell
Edhe trimat nëpër mend m'i sjell

M'i përkëdhel

Ilir Shaqiri...
Nga ky diell i tokës sime
Shndrrisin shekujt në agime
Dhe naganti i shqiptarit
Zjarr flakëron

Ref... sëbashku...x2
Po ku ka si ti o Shqipëria ime
O fisnikja përmbi gur
Rrjedh në këngë e ligjërime
Ballëlarta me flamur

Shkurte Fejza...
Hej fort po bjen ai tel
Dhe lahuta tingujt m'i çon larg m'i përcjell
Hej flakë po nxjerr ai tel
Edhe trimat nëpër mend m'i sjell

Po m'i sjell

Ilir Shaqiri...
Nga ky zë i tokës sime
Flasin shekujt me gjëmime
Edhe krisma e shqiptarit
Vjen brez më brez

Ref... sëbashku...
Po ku ka si ti o Shqipëria ime
O fisnikja përmbi gur
Rrjedh në këngë e ligjërime
Ballëlarta me flamur

O ku ka si këto trojet arbërore
Shkup Prishtinë Tiranë Preshevë e Tivar
Nga Janina këngë e ligjërime
Nën flamurin tonë kombëtar

Nga Janina këngë e ligjërime
Nën flamurin tonë kombëtar


Ky tekst u dërgua nga  arsimdiber




Më Shumë Këngë Nga Shkurte Fejza:

Më Shumë...