>
BIOSHQIP

Kjo është Arsyeja Pse Shkurta I Kaloj 5 Shtete Për 24 Orë

02-11-2015
Ditë më parë në media patëm mundësinë që tëshohim një lajm jo fort të zakonshëm për njërën ndër artistet tona. Fjala është për këngëtaren Shkurte Gashi e cila flitej se i kishte ndërruar 5 shtete brenda 24 orëve duke thyer kështu një rekord udhëtimi nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas daljes së lajmit Shkurta ka reaguar menjëherë duke treguar arsyen e vërtetë se pse i ndërroi këto 5 shtete për një ditë.

Ajo ka postuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet duke kënduar në skenën e një koncerti në Suedi dhe duke e kënaqur publikun, ndaj dhe ka thënë se kjo është arsyeja që i pëlqen të udhëtojë.

“31.10.2015 Ne Suedi . Kjo osht arsyeja pse kaloj 5 shtete per te takuar kte publik te mrekullushem.faleminderit qe ishi me mua...🙏🏻”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.



(B.A/Teksteshqip.Com)

Kjo është Arsyeja Pse Shkurta I Kaloj 5 Shtete Për 24 Orë