Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Audio Kërko Video

Shpat Deda - N'vegjëli  Lyrics


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente

Asnjë Koment

01/12/2014

2014-11-30T23:00:00+00:00

Këngë e albumit:

"Shkëndijë"




T'parën herë kur jena ndeshë
Kena qenë shumë t'vegjël
E kena qenë shumë t'brishtë

Jeta ka qenë shumë e thjeshtë
Se veç me qe jena s'bashku
Ka mjaftu me m'shti me u qeshë
E sa herë që jom i poshtë
Nuk jom merzitë se kom ditë që ti ki me m'dashtë
Po prej at herë kan ndryshu stintë
E buzqeshja po ka veshtirë me ardhë pa e thirrë

E m'ka marrë malli për gjallëninë tone
E per andrrat që bashkë i kena pasë
Për qënjën teme nën praninë tone
E për andrrat që i kena lonë mas

E krejt kto vjet që kan kalu
Shumë ndryshime n'jetën teme i kan pru
E tash krejt vet jom tu i luftu
Kto betejat t'brendshme që po m'mbshtesin çdo ditë mu
Kur e menoj çka kena pasë
Shumë shpesh harroj çka ka ndodhë që mos rrina bashkë
Se n'kry hala po t'shohë shumë qart
E kam shumë t'fresktë ndjenën kur n'zemër ty t'kam majtë

E m'ka marrë malli për gjallëninë tone
E per andrrat që bashkë i kena pasë
Për qënjën teme nën praninë tone
E për andrrat që i kena lonë mas

Se s'ka verë t'bukur që gjithë ka ngjyra
Veç ka stinë me ngjyra që ndryshojnë
E degët e drunit me jetna t'reja
Mbajnë erë që n'ty po m'kujtojnë


Ky tekst u dërgua nga irisa




Më Shumë Këngë Nga Shpat Deda:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet