>
BIOSHQIP

Shpat Kasapi: Me Afërditën Provuam Ribashkimin, Por Nuk Funksionoi

21-12-2013
Afërdita fillon lidhjen me një sportist milioner çek, Jakub Kindli. Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj sërish të ndarë, pas tentativave për ribashkim në këta gjashtë muaj. Kësaj here është vetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili jep lajmin për ndarjen përfundimtare nga e fejuara e tij prej gjashtë vitesh, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj. “Pas lajmeve të fundit për ribashkimin tonë me Afërditën, deklaroj që jam single. U munduam të dy për ribashkim, por nuk funksionoi, dhe ky është fundi i lidhjes sonë”, shprehet Shpati për gazetën “Panorama”. Natyrisht që ndarja e çiftit të njohur këtë verë bëri bujë në media, për faktin se në gjashtë vite që kanë qenë të fejuar, ata nuk kanë pasur asnjë krisje mes tyre, duke u paraqitur në faqet e shtypit rozë si çifti ideal, që e shoqëronin njëri-tjetrin në çdo aktivitet të tyre artistik. Fjalët për krizë në lidhjen e tyre dolën pas shfaqjes së Afërditës në vilën e aktorit të famshëm Leonardo di Caprio dhe komenteve të ndryshme që u bënë më pas për fotot. Për rastin në fjalë u prononcua Shpati, duke pohuar se vajza në foto ishte Afërdita, ndërsa Di Caprion e kishin mik të dy me të cilin ishin takuar disa herë. Por pas kësaj ndodhie, mbi gjashtë muaj më parë ishte sërish Shpati që deklaroi shkurt ndarjen, ndërsa Afërdita kërkoi pak kohë për t’u shprehur hapur në media se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë që lidhja kishte pësuar krisje. Për të mos u marrë me shumë fjalë, Afërdita Dreshaj iu përgjigj me një klip deklaratës së Shpat Kasapit në media, se në fakt ishte ai që e kishte ndarë Afërditën dhe jo i ndikuar nga nëna e tij. Në këtë moment të karrierës së saj me shumë projekte në Europë, ajo publikoi këngën e saj të re “Superstar”, një bashkëpunim i saj me Lumi B, ku si imazh të klipit ajo kishte marrë një model që i ngjasonte në pamje Shpatit. Por kjo gjendje me sinjale indirekte dhënë njëri-tjetrit nuk zgjati shumë, përderisa ata u panë më vonë në krah të njëri-tjetrit. Sipas gazetave rozë, nismëtare e këtij ribashkimi ka qenë Afërdita, e cila për disa ditë kishte qëndruar në Shkup, ku dhe aty ishte takuar me Shpatin. Siç duket edhe Shpati e kishte mirëpritur këtë vendim nga ana e Afërditës, ndaj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” postoi fotografitë e rikthimit bashkë me të. Dhe tashmë, siç ndodh në çiftet VIP, pas një tentative për ribashkim vjen ndarja përgjithmonë e tyre, kësaj here e deklaruar publikisht nga partneri. ‘’Është një realitet që nuk funksionoi, ne mbas ndarjes kemi dalë si shokë, kemi biseduar dhe kemi mbylliur disa llogari të papastruara, i kemi rregulluar pra’’, përfundon bisedën Shpati. Afërdita Ende s’e pranon lidhjen me çekun Modele dhe këngëtare e njohur, një femër e cila tërheq me pamjen e saj. Interesi për të dita-ditës po shtohet, saqë çdo gjë që ajo bën, përbën lajm. Afërdita Dreshaj kohët e fundit ishte në grackë të mediave dhe disa foto e një video që ishte publikuar në internet teksa ajo shfaqej në shoqëri të këngëtarit të njohur turk Bülent Serttaþ, u bënë shkak që ajo të fillojë të flasë mbi jetën e saj private pas ndarjes nga Shpat Kasapi. “Ai mund të jetë babai im për moshën që ka, unë me të vetëm kam bashkëpunuar dhe nuk kemi asgjë më shumë, përpos një miqësie”, kanë qenë këto fjalët e Dreshajt teksa ka mohuar lidhjen me turkun, tek i cili për dy herë me radhë është shfaqur në klip, ftesë e cila i kishte ardhur direkt nga Turqia për shkak të suksesit dhe famës që Afërdita ka në trojet shqiptare e më gjerë, si miss e modaele. Nuk shkoi shumë kohë dhe ja një tjetër lajm mbi jetën e saj private kalon në median rozë, por këtë radhë jo një turk, por një çek ia vjedh zemrën bukuroshes shqiptare. Kurioziteti i madh i shtypit rozë filloi vetëm në momentin kur Dreshaj në profilin e saj në “Twitter” kishte postuar disa foto teksa shiheshin dy duar të shtrënguara dhe asgjë më shumë. Kjo bëri të kuptohet se ajo ka filluar një lidhje të re, por me kë, pasi ishte hamendësuar shpesh për të? Pas lajmit që portali “Indeksonline” kishte publikuar ku në disa foto shihej afërsia me hokeistin çek, Afërdita siç duket e pranoi që është në lidhje dashurie me sportistin e njohur. Pak ditë më pas, ajo postoi edhe disa foto së bashku me Jakub Kindl, me të cilin ka vetëm disa muaj që janë në lidhje dashurie. Mësohet se Afërdita, para se të fillojë lidhjen me të, bashkë me motrën e saj Jehonën kanë ndjekur gati çdo paraqitje të Kindl gjatë kohës që ka qenë në Amerikë. Pasi u shkrua shumë për të, Dreshaj në një prononcim për emisionin ‘’Prive’’, para disa javësh, i ka dhënë kah tjetër kësaj romance, duke mos dashur të pranojë se është në lidhje me hokeistin çek. Prononcimin e saj mund ta ndiqni në këtë link http://www.youtube.com/watch?v=vazGweS7s54, por nuk arrijmë të mësojmë të vërtetën se pse ajo e fsheh këtë lidhje. Por cili është djaloshi çek që i ka vjedhur zemrën Afërditës? Ndonëse një vit më i vogël se ajo, Jakub Kindl ka lindur më 10 shkurt të vitit 1987 (26 vjeç), në Šumperk, Republika Çeke. Me përmasa të jashtëzakonshme, i gjatë 191 cm dhe me një peshë prej 98 kilogramësh. Me profesion hokeist, mban veshur ngjyrat e Detroit Red Wings në pozicionin mbrojtës. Karriera intensive ka filluar që në vitin 2006, kurse pagesa vjetore e tij është 1.05 milionë dollarë amerikanë, bazuar në vitin 2013, ku kontrata katërvjeçare me këtë klub do të kushtojë hiç më pak se 10 milionë dollarë. FEJESA 6-VJEÇARE QË DO T’I NGELË SI KUJTIM! Ajo mund të fillojë çfarëdo lidhje dashurie, por një romancë më shumë se 6 vite nuk mund të harrohet lehtë. Fejesa e saj me këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, fansat e të cilëve prisnin që ata të martoheshin, do t’i ngeli Afërditës përgjithmonë si kujtim. Momente të ndryshme argëtimi, koncerte së bashku, kopertina revistash, pushime luksoze, fotosesione të nxehta, të gjithë këto i bëri me Shpatin. Edhe pse të njohurit e tyre pretendojnë se ata janë ende ‘’miq’’, Afërdita dhe Shpati nuk e kanë takuar e nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin që nga momenti kur janë ndarë, duke marrë secili drejtimin e karrierës së tij, ashtu si mendojnë se është më së miri. Ndërsa ne u urojmë fat të dyve në dashuri!
(Panorama)

Shpat Kasapi: Me Afërditën Provuam Ribashkimin, Por Nuk Funksionoi