>
BIOSHQIP

Shpat Kasapi: “Një Falenderim Të Veçantë Për Festivalin Kënga Ime”

30-04-2014
Edhe pse gjysmën e karrierës e ka zhvilluar në Kosovë, si duket këngëtarit Shpat Kasapit nuk i pengoj ardhja e Zdravko Coiliqit në festivalin ‘Kënga Ime, ku ai vet u bë pjesë e tij edhe pse shumë kolegë të tij nga Kosova e bojkotuan këtë festival.

Ai disa ditë me parë në Twitter ka thirrur fansat e tij që ta ndiqnin atë natë kur ai do të performonte, ndërsa pas disa ditësh ka shkruar prapë në Twitter duke treguar se këngët që ai i ka kënduar tashmë janë në Youtube.

E pos kësaj nuk ka harruar të falënderojë shumë organizatorët e këtij festivali. "Këngën "Do të dua" dhe "Lake pupulake" e keni tashmë në Youtube nga kanali i festivalit Kënga ime. Një falënderim të veçante festivalit!!" ka shkruar Shpati në faqen e tij zyrtare në Twitter.


Shpat Kasapi: “Një Falenderim Të Veçantë Për Festivalin Kënga Ime”