>
BIOSHQIP

Shpat Kasapi Flet Për Kaosin Që Po Zapton Tregun Muzikor

28-06-2014
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka deklaruar në një intervistë së fundmi se tregu shqiptar është në një krizë të thellë.

Eshtë Shpati ai që në një intervistë për Portalb.mk që ka thënë se nuk mendon se tregu shqiptar është në gjendje të rregullt.



“Për momentin, unë e vlerësoj se tregu muzikor është në një kaos, si tregu ashtu edhe këngëtarët. Kur të drejtat autoriale nuk respektohen, sigurisht që edhe tregu është në kaos, pasi ne varemi nga të drejtat autoriale. Varemi nga shitja e disqeve, shitja e këngëve e kështu me radhë”, theksoi Shpati.

Ai shtoi se jeta private nuk ka ndikuar aspak në karrierën e tij profesionale.
(Telegrafi)

Shpat Kasapi Flet Për Kaosin Që Po Zapton Tregun Muzikor