>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Daku” Nga Shpat Kasapi

07-07-2014
Valës së bashkëpunimeve të verës i është rikthyer edhe Shpat Kasapi. Në fakt, ky është bashkëpunimi i dytë për këtë sezon nga Shpati, pas këngës “N’shpirt më ke vra’ me Barbana Dinin dhe Eli-G.



Kënga e re ka tekst nga Pirro Çako, titullohet Daku dhe është në bashkëpunim me Renaton, ku këndën një nga refernet e zakonshme tanimë në këngët shqipe.



Renato Hamza, këngëtari elbasanas i njohur për muzikën tallava dhe si Reni i Elbasanit, zhduket pak ditë pas përfundimit të klipit me Shpat Kasapin. Kënga e tyre me emrin “Daku” u lançua edhe në emisionin e së premtes “Zonë e lirë”, ku ndodhej vetëm këngëtari shqiptar nga Maqedonia, pasi 21- vjeçari i njohur si Reni nuk dihet ku ndodhet prej mbrëmjes së 29 qershorit. Familjarët e tij kanë kallëzuar rastin në polici, duke dyshuar se i riu është rrëmbyer nga ish-e dashura e tij.



Ata e kanë pritur që të kthehet me shpresën se nuk i ka ndodhur asgjë, por pas gati një jave i janë drejtuar policisë për ndihmë. Daja i tij, Ibrahim Cërriku, rrëfen historinë e zhdukjes së nipit, duke akuzuar në emër të familjarëve se gjithçka ndodh për hakmarrje nga ish-e dashura. Ngjarja nis vite më parë, kur Reni ishte vetëm 17 vjeç dhe njihet me një vajzë fqinje në qytetin e Elbasanit.



Shpat Kasapi përmend faktin që krahas muzikës do të fillojë edhe një biznes, i cili do të jetë fitimprurës aq sa muzika vetëm se kërkon kohë dhe lodhje më të madhe fizike.



Ndonëse ai nuk e përmend llojin e biznesit që do fillojë, ”Panorama plus” mëson se këngëtari Kasapi, së bashku me disa partnerë të tij, do të themelojnë një biznes ndërtimi, i cili do të merret me ndërtimin e objekteve të përmasave të mëdha.



Fillimisht puna e ndërtesave të mëdha do të bëhet në qytetin e lindjes së tij, pra në Tetovë, e më pas ky biznes do të shtrihet edhe në vende të tjera, krahas zgjerimit të kompanisë së këngëtarit.



Ideja e krijimit të një kompanie ndërtimi nuk dihet se e kujt ka qenë, por nëse punohet si duhet në të ardhmen, Shpatin mund ta llogarisim në listën e personave të pasur, sepse, siç dihet, për momentin njerëzit që merren me këtë lloj biznesi tashmë janë milionerë!
(lajmi/panorama)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Daku” Nga Shpat Kasapi