TEKSTESHQIP

Shpëtim Mustafa
Këtu Shkëlqen Plisi
Lyrics

Eh Drenicë heu trungu i fisit
Ti shkëlqimin ja jep plisit
Palca e shkëmbit Qiqavicës
Ke shtatë zemra t'Azem Galicës

Ç'po ushton nji kangë luginës
Bashkë me krismat e martinës
Ndalin ujin Drini e Valbona
Heu Shqipni mos thuj mbarova
Mos thuj mbarova o hej

2000 vjet jem n'palcë t'ktij guri
Moj krajli e mbshtjellun n`hekur
S'na zen gjallë dot veç të vdekun
2000 vjet jam n'palcë t'ktij guri
Shqipja djepat mi përkundi
(Shqipja djepat mi përkund)
Dritën e syve m'dha flamuri.

Eh martinë thot bac Shabani
100 vjet ma rujte pragun
100 vjet ma rujte nderin
T`kam si Hamzën e Ademin

-Sikur shkëmb rrin Ademi n'kambë
Po ua pret plumbat me dhambë
Si ortek po i prin mustaku
N`kam heronjve u ngrin gjaku.

Sikur shkëmb po rri në kambë
Qielli rrxohet kulla s'dridhet
Pyet Kosova ku e kam Ademin
Po e mban kullën për themeli
Qielli rrxohet kulla s'dridhet
Gjylja e topit n'gjoks i shkrihet
(Gjylja e topit n'gjoks i shkrin)
Është luftëtar i trungut t'shqipes

- Hamzë Jashari :
S'kemi ku me shku na, ktu do ta bajmë vdekjen!

Vjen Prekazi vjen Llausha
Na lind nana, na rrit pushka
Vjen Buroja Aqareva
Mbushka malet komplot Adema
(Mbushke malet pot Adema)
Nji flamur po vjen nga Vlora
Kush la gjoksin përmbi topa
Hamzë Jashari rrezja e dritës
Diell mbi kullat e Drenicës
(Diell mbi kullat në Drenicë)
Ktu rrin bashkë dy krahët e shqipes