>
BIOSHQIP
Biografia
Shpresa Morina lindur me 1967 në Akrashticë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Pantinë të Vushtrrisë, ku edhe u aktivizue në shoqerinë muzikore Shkëndija të Pantinës bashkë me vëllezërit Ferkiun dhe Fatmirin si dhe me motrat Dritën, Mirditën dhe Fatimen. Pastaj u aktivizue në shoqerinë Drita e Shupkovcit bashkë me të motrën Dritën, ku kanë bërë edhe një inçizim në RTK më këtë shoqëri muzikore.
Shkollën e mesme e kreu në Vushtrri, ndërsa shkollën e lartë pedagogjike (dega gjuhë dhe letërsi shqipe),në Prishtinë.

Tani punon si mësuese në Maxhunaj të Vushtrrisë. Ka marrë pjesë në Revista e folklorit muzikor në Drenas (me shoqerinë muzikore Shkëndija) si dhe në Kosovarja këndon (tri ose katër herë). Ka disa këngë me Dritën në kasetën tjetër: "Rilindja" Kurse Drita ka inqizuar me Shkurte Fejzën në kaseten: "Pranvera dhe Bukuroshja nën drejtimin e Qamilit të Vogël. Në kaseten: "Rron Kosova në trojet e veta", Shpresa këndon bashkë me motrën Fatimen.