>
LETERSISHQIP

Birit Tim

Lulet e Majit mbajtën frymën,
e u krekosën kureshtare,
dielli si top i portokalltë
pushoi faqen në dritare,
unë jetë ty do të dhuroja,
por pak e ditur atëherë
ti vije si një galaktikë
ngarkuar me lule
pranverë.
Ti vije për të më rilindur
një gjithësi me dashuri
oh, sa shumë pak
unë paskam ditur,
derisa më mësove ti!