>
LETERSISHQIP

Në Krahë Të Frymës Tënde

Mbështes krahun mbi supin tënd të butë,
faqja ime në tënden pushon
zemra rrjedh
nga sytë
e gjitha
shkrirë
nën tinguj tangoje qetë, ti më rrotullon.

Mes tingujsh t'dritshëm erdha
me ty te vallëzoj gjeth
i drithëruar,
zgjuar
heshtur,
derisa mëngjesi të agojë
fjalë zemre thuamë pareshtur.

Mbi degëzë magjie mbrëmja shtrirë
një melodi, si dritëzë
mbaj veshur
veç më shtrëngo
si ëndërr,
jepmë dlirë
një tango prane, dridhur, ndjerë, qeshur.

Veç më pushto me krahë të frymës tënde
si një shkëndijë
që ndrin
e ëmbël digjet
e rrotullohet
nëpër melodinë
që valët luajnë kur takojnë brigjet.