>
BIOSHQIP
Biografia
Ai quhet Shpresim Ahmeti dhe është student shqiptar në Gjermani. I riu ka dalë në skenën e shfaqjes së tretë të sezonit të gjashtë të “The Voice of Germany” dhe ka mahnitur jurinë e publikun me zërin e tij. Talenti i 18-vjeçarit ka marrë vëmendjen e mediave gjermane që kanë shkruar për “zërin e tij brilant”.

Më zërin e tij, bëri që juria të mendonte se mos në skenë janë dy persona dhe kështu hezituan që në fillim të shtypin edhe botonin. Më pas, lufta u zhvillua në mes të anëtarëve të jurisë të cilët e dëshironin të gjithë studentin shqiptar, por ai vendosi që në fund t’i bashkohet grupit të Michi Beck dhe Smudo.

Djaloshi shqiptar jeton në Pfronten i Allgeraut kurse ai veten e përshkruan si një djalë më humor, i pashëm dhe i vendosur. Idhulli i tij është Ray Charles dhe përveç muzikës, ai më dëshirë edhe vallëzon edhe luan në kitare.

Rreth pjesëmarrjes së tij në The Voice, Shpresimi thotë: “The Voice of Germany” më ka ofruar mundësi të madhe për të zhvilluar muzikën time. Kam marr atje një shans për të arritur diçka. Para se gjithash, të njoh njerëz dhe të marr mësime të reja nga muzika”.