>
BIOSHQIP
Biografia
Shqipe Abazi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Diasporë. Ajo është përpjekur dhe përpiqet edhe sot e kësaj dite që adhuruesit e këngës së saj t’i mbajë me këngë të mirëfillta shqipe.

Ajo është e martuar me Agron Abazin, muzicient dhe njëkohësisht edhe menaxher i saj dhe kanë dy vajza, Arianitën dhe Aldinën. Nga natyra Shqipe Abazi eshte e qetë dhe e bën një jetë të qetë. Ajo eshte paqësore, pozitive dhe gjithmonë i gëzohet sukseseve të të tjerëve.

Fillimet e saj ishin qysh në vegjëli, në korin e shkollës fillore, e pastaj filloi me hapa të ngadalshëm, por të sigurte. Kurrë nuk ka dashur të ngutet. Në fillimet e saj kishte përkrahjen nga familja, por pasi u martua me Agron Abazin, gjeti një përkrahje edhe më të madhe, si në muzikë, ashtu edhe në çdo aspekt të jetës.

Në Qershor 2004, Shqipe Abazi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Kthehu".

Më datë 25 Mars 2011, Xhezahir Elezi (Xheza) publikon videoklipin "Ne Kete Bot", në bashkëpunim me Shqipe Abazi.

Në vitin 2011, Shqipe Abazi publikon albumin "Live 100%".

Më datë 4 Shtator 2012, Shqipe Abazi publikon videoklipin "Vetes S'ja Baj Hallall".

Më datë 20 Tetor 2012, Shqipe Abazi publikon videoklipin "Dy Minuta".

Më datë 26 Shtator 2015, Vaxi publikon videoklipin "Kurr Hallall", në bashkëpunim me Shqipe Abazi.

Më datë 21 Gusht 2016, Shqipe Abazi publikon videoklipin "Fjala është Fjal".

Më datë 7 Shkurt 2020, Shqipe Abazi publikon videoklipin "Une Jam Ajo". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 12 Shtator 2020, Shqipe Abazi publikon videoklipin "Fajet Kush I Ka". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Afrim Macula.