>
BIOSHQIP

Shqipe Kastrati Bën Bashkë Mall E Këngë Në Këngën E Re

25-01-2017
Këngëtarja e madhe e muzikës popullore, Shqipe Kastrati sapo hodhi në rrjetet sociale projektin e saj të paralajmëruar pak ditë më parë "Prizren, i amli vend". Ajo, si një mërgimtare në Amerikë, është ëndërruese për vendin e saj që kurrë nuk dorëzohet duke i dhuruar gjithçka nga vetja, sidomos këngë. Kënga përshkruan mallin e saj dhe të gjithë atyre që duan ta shohin vendlindjen mirë e më mirë, gjë e cila dëshmon realitetin se u nevojitet një jetë e kënaqur e jo një jetë e suksesshme. Teksti u punua nga Valmir Lleshi, muzika nga Alfred Popaj, ndërkaq klipi u punua mjeshtërisht nga ekipi i produksionit "Top Studio" në New York, dhe me editor Valon Dervishi. Kjo këngë është e sigurtë se do ndikojë te artistët e brezit tonë, për të marrë shembull se Shqipe Kastrati ka vlera të pavjetëruara kurdoherë dhe se si e tillë do qëndrojë në majen e artistëve kombëtarë.
(Arsim Kolari Teksteshqip.Com)

Shqipe Kastrati Bën Bashkë Mall E Këngë Në Këngën E Re