>
LETERSISHQIP

Ikë

Ikë nga unë, ajo i lutej.
E atij ikja fare s'i ngutej.
Porse si kërmilli me metoda zvarritej,
sikur donte majë bjeshke të ngjitej.

Ikë nga ëndërrat e mia përgjithmonë!-
Ajo zërin lart e ngriste.
Porse ai i sillej vërdallë kot
sikur fjalët e saj të ishin bosh.

Më ikë nga rrethina e prekjes!-
Ajo e komandonte atë që sillej vërdallë.
Por ai sërish i sillej
sikur e donte shtirej.

Porse loja e tij ishte lojë
që shumëkushi e luan pas ndarjes.
E edhe ai mundohej me takat të vet,
e vetes me lojë i bënte qejf.

Porse ajo e ngriti një kala si qytet,
muret e atij qindra i ruanin.
E ai jashtë e pa mjete mbet
se në luftë ishte vetëm vet.

DËRGOI: