>
LETERSISHQIP

Mos U Kthe

Mos u kthe në ëndërrat e mia,
në mes neshë ka mbaruar dashuria.
Mos u kthe as në lagjen time,
mos u kthe se aty nuk më gjenë.

Ishim të rinj ne atëherë, nuk
dinim per xhelozi.
Porse e kuptova se ti e ke ditur,
se ajo ishte ajo që dashurine e kishte fikur.

Fytyra jote pamje të vrerët
kishte marrë dhe vetetima syte
tu përrreth hedhnin.
Nuk mundja dot më të bëj balle.

Porse ti fare s'u mundove,
së paku fals veten te ndryshoshë.
E dikur ne gyrbet shkove,
por sërish nuk ndryshove.

Nga larg mundoheshe
te më komandoshë,
edhepse e dije se kjo nuk të shkon,
se i ke humbur te drejtat pergjithmonë.

Dikur ishe futur në skëterre
me shoqëri te keqe e drogë.
Karakteri yt taëtpjeten e kishte marrë,
kurrë mos te qoftë hallall.

Se pasojat i shoh edhe sot,
me terror qe prangat qëllimin e kanë.
Porse mos u mundo kot,
se nuk te dua as e ndarë sot.

Se ti nuk je për mua,
vit per vit ke qenë i martuar.
E unë me ty biseda s'kam,
në ty s'jam më e dashuruar.

Prandaj shko e mos u kthe,
nga ke ardhë ti me krushqët tu.
Se nuk te kam dashur ty më,
nga dita që je largu.

Ik dhe mos shiko prapa,
se nuk më interesojne hapat tu.
Ata nuk më emocionojnë më,
nga ti nuk kërkoj gjë.

Shko e për mua mos të intereson,
se për ty nuk jam unë.
Ti je ti tjetër, jo si dua,
prandaj s'i pranoj as lutjet e tua.