>
LETERSISHQIP

Dita E Pavarësisë

Dita e pavarsisë,
e pritur dikur
edhe për Kosovën
pat arritur.

Shikimin nga andej e hedhë,
dhe rrugën e kësaj nusje
të shumëpritur e vështroj,
rrugë e vështirë, megjithatë hapin nuk e ndaloj.

Burri me plis të shkelur,
femra nga virtytet e xhveshur,
shkollari me libra të djegura,
luftëtari me gjakun e derdhur.

Nëna me kokë të ulur,
për fate të dhëna sipas zakonit.
E lotët i rrjedhnin rrëke,
për ditët e vështira në atdhe.

Bora e bardhë me njolla gjaku,
të cilat heronjët i lanë,
duke i përcjellë të përndjekurit,
të cilët iknin në të botës anë.

E gjatë duket ajo rrugë,
me shkolla të humbura,
virtyte të harruara,
dhe viktima, s'dua t'i shoh, s'mundem t'i harroj.

Edhe unë derdhja lotë
për këtë ditë në liri sot.
Porse e kaluara nuk duhet harruar,
e keqja qoftë e përfunduar.

Nuse e shumëpritur,
të lutem mos na dëshpro,
të kënaqësh robët e lirisë,
urime dita e pavarësisë.