>
LETERSISHQIP

Mësoi Adi Shkronjën A

Adi i vogël ka mësuar
shkronjën A për ta lexuar.
Se me A fillon Adushi,
akullorja dhe arushi.

Adi ynë ka mësuar
shkronjën A dhe për ta shkruar.
Ndaj me shkronjën A e mbushi
plot një fletë, vogëlushi.

I tha mami:Më mos shkruaj!
I tha babi:Dil e luaj!
qejf të luaj Adi s'ka.
Do të shkruaj shkronjën A.

DËRGOI: