>
BIOSHQIP

Shyhrete Behluli, Duet Me Sabri Fejzullahun

17-10-2013
Shyhrete Behluli dhe Sabri Fejzullahu, dy emra të mëdhenj të skenës sonë muzikore, kanë bashkuar forcat për të sjellë një hit të radhës.

Ata sapo kanë realizuar një këngë të re të cilën do ta plasojnë bashkë me videoklip. Këngën e cila pritet të emërohet gjatë këtyre ditëve, e ka realizuar Fatmir Muja dhe Alban Furtuna, ndërkaq këtë ide për duet ata e morën nga produksioni “Emra Com” dhe “Vizioni & Libonia”. Shyhretja ndjehet e kënaqur që po sjellë një duet të përbashkët me Sabriun.

“Kam nderin që të jem në këtë duet me të madhin Sabri Fejzullahu. Kam përshtypje se kjo këngë do të pëlqehet mjaftë shumë në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”. Kënga trajton një tematikë dashurie, e gërshetuar në dy stile të të kënduarit. Shumë shpejt do të nisin edhe xhirimet e videoklipit.
(K.B./Zeri)

Shyhrete Behluli, Duet Me Sabri Fejzullahun