TEKSTESHQIP

Shyhrete Behluli
Bukuroshja
Lyrics

I.
Bukuroshe, symëshqerrë,
shikomë niherë mue
trëndafil i kuq në erë
e din vallë sa fort të due?

Ref.
Në më do më thuaj
Mos më le të vuaj
Mora vdekjen n'sy
Do të vdes, të vdes për ty

II.
Kur i shoh faqet e tua
vlerë s'i mbetet trëndafilit
zani yt shpirt më jep mue
nuk i len shije bilbilit

Ref.
Në më do më thuaj
Mos më le të vuaj
Mora vdekjen n'sy
Do të vdes, të vdes për ty

III.
Ti moj bukuroshja ime
të ritë ma paç përjetë
mos pafsh kurrë ti hidhërime
të dashtë Zoti i vërtetë.

Ref.
Në më do më thuaj
Mos më le të vuaj
Mora vdekjen n'sy
Do të vdes, të vdes për ty