TEKSTESHQIP

Sidrit Bejleri
E Tani Mjaft
Lyrics

Të lutem hesht, mos fol më
Asnjë fjalë jo mos nxirr ti nga buzët
Nga ato buzë që dikur shumë u thoja
Me buzët e mia

Dashurinë dhe ti e pate
Dashurinë tonë
Në të ka diçka fort të shenjtë
E të mallkuar gjithmonë

E tani mjaft
Më shih për herë të fundit
Të fundit herë
Më shih, më shih në sy

Duke u munduar
Çdo ditë të mos kujtoj
E kam shumë frikë
S’do të harroj dot ty

Prej vitesh flisja me muret
Gjëra të vogla e të mëdha
E di ku, e di si dhe përse
Ndaj lutesha për ne

Diçka mbaron, përgjithmonë
Fillon një tjetër
As unë s’të ndryshova dot jo
S’më bëre si vetja