TEKSTESHQIP

Sidrit Bejleri
Puthmë Moj E Dashur
Lyrics

Shoh në mes të errësirës
Sytë e tu që dritë lëshojnë
Sikur dhe në fund të botës
Shpirtin tim ah ç’ma trazojnë

Puthmë moj e dashur, puthmë
Gjer në dhembje, gjer në gjak
S’e duron dot ftohtësirën
Zemr’ e ndezur zjarr e flakë

Dashuri sa fort të dua
”Të kam shpirt” kur më thërret
Lotët zemrën e vadisin
Edhe shpirti nis’ e flet

Hajt këndo o moj e dashur
Këngën time ma këndo
Sikur fundi të ish’ nesër
Dhe një herë më dashuro