TEKSTESHQIP

Sigi Bastri
Ëngjëll I Lirë
Lyrics

Hapet deti një mallkim
Dallga paska ngrirë
Buzë fatit një trishtim
Këmbë zbathur shpirt

Toke e zbrazur
nuk të ndjej
Klithmën tëndë sterrë
Lis i vogël shtatin preh
Pa jete…

Marrëzi kjo koh e mjerë
Ditë ngrysur jetë
Dashuri të prekën thellë
Lumturinë

Mbete si një ditë pa diell
Mbete zemër ngrirë
Lis i vogël, rrug pa kthim
Të them
Lamtumire.

Ecën fjala bëhet mal
Tundet Bota mbarë
Shuhet heshtja për mbi faj
Të lutem ti fal

Fal ti dheun që të pret
Fal ti marrëzinë
Lis i vogël i pajetë
Ti ke përjetsinë

Lotit për ty i flas
Dhimbja dhemb dyfish
Toka dhe deti plas
Pambarim

Mbeti një oqean
Mbushur me lavdi
Lutja për shpirtin vrarë
ZOTI IM…

Ti që jehonë më mban
Vdekja s’ka kuptim
Mbete një ëngjëll i lirë
Ata që jetën vranë
S’do të kenë pa ty
Dashurinë.