>
BIOSHQIP
Biografia
Silver Topalli, i njohur profesionalisht si Silvi Fort, është një rapper shqiptar dhe producent. Gjatë qëndrimit tij në Nice të Frances, ai ka qënë pjese në stafin organizativ të disa produksioneve europiane nga kompani produksionesh filmike nga Zvicra dhe Italia. Albumi i tij "Proenti a Success Story" doli në vitin 2018 dhe përfshin disa këngë të publikuara më parë si "Artist", "Inspired" dhe hite të reja si "Avengers in Adventure", "Spain" dhe "Play". Në fillim të vitit 2019, Silvi Fort është përqëndruar në produksionet shqiptare duke sjelle disa këngë për tregun shqipëtar si "Money", "White House", "Popay", "Party" dhe "Si N`filma" të cilat u pritën shumë mirë nga audienca.

Money Music Entertainment është shtëpia diskografike e themeluar nga Silvi Fort, ku ai ndërmori hapat e tij të para si producent. MME ka futur një frymë të re ne industrinë e muzikës duke sjelle praktikat perendimore në krijimi, menaxhimin dhe mbrojtjen e produksioneve audiovizive. Jashtë angazhimit të tij ndaj muzikës, Silvi Fort është një sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe medias.

Më datë 3 Prill 2018, Silvi Fort publikon videoklipin "Dance".

Më datë 24 Prill 2018, Silvi Fort publikon videoklipin "Brand".

Më datë 15 Qershor 2018, Silvi Fort publikon videoklipin "Inspired".

Më datë 18 Qershor 2018, Silvi Fort publikon videoklipin "Artist".

Në vitin 2018, Silvi Fort publikon albumin "Proenti A Success Story".

Më datë 18 Prill 2019, Silvi Fort publikon videoklipin "Money", në bashkëpunim me Bajø.

Më datë 16 Maj 2019, Silvi Fort publikon videoklipin "White House".

Më datë 29 Maj 2019, Silvi Fort publikon videoklipin "Popay".

Më datë 19 Qershor 2019, Silvi Fort publikon videoklipin "Party", në bashkëpunim me Neya, Elma, Gadi, Bajø & Kleston.

Më datë 29 Korrik 2019, Silvi Fort publikon videoklipin "Si N'filma".

Më datë 30 Korrik 2019, Era & Silvi Fort publikojnë videoklipin "Venus".