>
LETERSISHQIP

Sa Te Desha

Se të desha marrëzisht
Se të putha vjedhurisht
Se më pe kaq ëmbëlsisht
Se të preka dhembshurisht.

Seç t’u drodhën faqe, buzë
M’u bë zemra zjarr e furrë
Seç t’u fsheh fjala në gojë
Si princeshë me kurorë

Se u bëra mbret vërtet
Seç u bëre mbretëreshë
O, ç’m’u zgjuan pengje vitesh
Unë fol e ti s’përgjigjesh

Seç m’u zgjuan qindra zjarre
Një pranverë me manushaqe
Flas e hesht e po derdh lotë
Ç’është kështu me ty, dëftomë?

Seç më bëre mëkatar
Më ca duar që vend s’kanë
Kërkoj shtigje nëpër flokë
Ç;po kërkon dora një dorë.

Seç të putha vjedhurisht
Seç të preka çmendurisht
Në ke zë, fol e mos hesht
Të mos mbytem detit krejt

Ç’po kërkoj një çerdhe gjiri
Doja këngën zëbilbili
Doja lule të mbush shporta
Doja gjoksin të freskoja.

Doja.. doja… dojaaa….