>
LETERSISHQIP

Dashuria Ime

Nuk e di si ta nis. Kam shkruar shume here, shume gjera dhe asnjehere nuk me kane munguar fjalet, pervecse sonte, sepse fjalet jane te pamjaftueshme per te shpjeguar dhe per te treguar ndjesite.
Ndodh shpesh here qe t'i zgjasim fjalet sepse nuk shprehim dot sic duhet ndjenjat, ato qe themi na duken te pamjaftueshme. Dhe mua, te tregoj ty sa te dua eshte njesoj, me fjale me duket e pamundur. Ti e di se shpesh here nuk kam pushuar se foluri per te treguar se si ndihem me ty, se cfare ndjej per ty dhe do e beja gjithe naten, sepse me duken pak! Nuk e permbledhin ate qe ndjej, nuk e nxjerriin dot ne drite. Do shkruaja libra pafund e prap nuk do e shprehja dot suc duhet ate qe ndjej per ty. Dhe ky shkrim, eshte nje tjeter tentative qe ti, te kuptosh se dikush te do si askush.
Do filloja te flisja per buzet e tua, syte, floket, lekuren etj etj... sic ndodh rendom neper shkrime dhe dedikime. Por, ti e di qe gjithmone ka nje por! Por, do flas per ndjesine e te qenurit me ty, prane teje, per ndjesine e mungeses tende, per esencen e mallit kundrejt teje dhe per shijen e dashurise dhe trishtimit.
Ok. Sinqerisht dhe realisht askush nuk ta can koken me teper se sa personi qe do dhe te do. Dhe nuk ka gje me te bukur se sa kur ti e ben kete gje. Mua me pelqen edhe trishtimi qe nganjehere me jep, edhe nervat, edhe xhelozia jote, edhe te sharat, te bertiturat, mbylljet e telefonit dhe me pas embelsia jote, e qeshura jote pas te qares, menyra si me thua "I keq" me ledhe si ata femijet e vegjel.
Kur te kam prane eshte ndryshe. Madje ore me perpara se te takoj, mendoj dhe bej nje liste te gjate me gjera per t'i diskutuar, gjera qe kane shkaktuar grindje dhe trishtim. E me pas ti vjen, ecen me ate ecjen tende karakteristike, me ate shikimin qe kerkon sterhim, perqafim. Dhe une per dreq harroj cdo gje qe dua te them. Harroj cdo inat apo hatermbetje.
Me pas te kam, per ore te tera. Te perqafoj dhe nuk ngopem, te shoh dhe syte nuk kenaqen duke te shikuar. Ti fle e ndersa une sodis fytyren tende te qete, te perhumbur, ashtu si ty ne kushedi se c'endrra. Dhe me thuaj ti, si mos te te dua? Kur ti me largon gjumin. Kur ti e ben shiun mos te jete i trishte. Kur ti ja heq peshen botes dhe e ben ate dicka aq te vogel perballe teje. Si? Me thuaj, si mos te dua? Ndoshta akoma nuk e ke kuptuar se je semundje, je nje semundje nga e cila une s'dua te sherohem. Dua te qendroj perhere i semure me ty, me gjak te helmuar nga ndjesia e puthjeve tua, i helmuar ne shpirt nga perqafimet e tua, nga menyra si qesh, si buzqesh, si shikon. Dhe nuk dua mjekim edhe sikur te ekzistoje ai ilac, nuk e dua.
Pastaj eshte malli.
Ti iken.
Dhe mua me duken oret qe isha me ty aq te shkurtra, kam dyshime se ajo ore shkerdhate i leviz akrepat me shpejt se zakonisht kur jemi bashke dhe kur ti nuk je, per inatin tim i ben te ngadalta hapat e akrepave.
Une kam mesuar te jetoj me ty, te kem ty ne jeten time si prezence edhe pse larg. Por kurresesi nuk do mesohesha te jetoja pa ty, nuk jetohet pa dashurine. Nuk jetohet pa ty, ekzistohet, por jo jetohet.
Tek ty gjej lumturine, trishtimin, dhimbjen, buzqeshje, lot, ndjej se me perket dhe te perkas dhe keto gjera jane esenca e dashurise. Tregojne se ke aq rendesi sa askush tjeter nuk ka, sepse vetem ti m'i shkakton ato ndjesi, askush tjeter.
Lumturia me ty gjendet tek gjerat e vogla, te nje shetitje buze detit, tek nje shtrengim duarsh, buzeqeshje, perplasje shikimesh, te nje perqafim, te nje loje ne rere, tek tymosim cigare ne erresire prane zjarrit, apo kur heshtim te dy dhe ndjejme vetem perpelitjet e zemres brenda ne kraharor.
Kaq eshte lumturia, te jesh me ty, kudoqofte.