A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Dashuria Qe Ndjej Per Ty

Te filloj kete leter duke shprehur dashurine qe ndjej per Ty, e di se s'do mjaftoje koha per t'a lexuar deri ne fund. Me thua se me kupton, por perseri ndjej nje zbrazetire te sepakuptuares, sepse as une nuk di se cfare fjale te perdor, me cfare shkronja te shkruaj, cfare vargje te thuaj, nuk gjej dot qe ta thuash gjithe kete ndjenje te nje dashurie te perkryer, fjala "te dua" sot ka humbur vleren, sepse thuhet pa mos e ndjere, thuhet per t'ia dhene tjetres ndjenjen se e don, por zemra e thot te kunderten, une sonte s'do e perdor kete fjale, sepse kjo fjale ka vrare shume zemra, shume i ka lene te thyera, dhe do mundohem qe sonte te gjej menyra tjera qe te te jap ndjenjen se nuk te don askush tjeter perpos meje, qe nuk i nevojitesh askujt perpos meje!
Me ke munguar shume kohen e fundit, mengjeset kane aguar pa buzeqeshjen tende, pa ndricimin e syve te Tua.
Me mungon shume edhe ne keto ore te vona. Pa Ty koha nuk kalon, cdo minut percjell me kujdes e numroj minutat qe na kane mbetur per te aguar nje mengjes serisht prane teje, dhe e ndjej se nuk ka mbetur me shume, shkoi e shumta e pakta mbeti, e une tash shkoj te fje me shpejt qe te kaloje me shpejte kjo kohe, eshte kjo koha e pritjes.

- poezi nga Simona Shalcanj


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018