>
LETERSISHQIP

U Perballem

U përballëm pas shumë kohësh
Ti dhe unë, si atëherë
Ti nuk munde të më njohësh
Unë të njoha, menjëherë...
Dorën dhamë si dy të huaj
Me kokë ulur, fjalët prerë
Por diçka nisi të luaj
Në stomak, si atëherë...
Flutura trupin e përshkuan
Toka tundej poshtë ndër këmbë
Ç'dreqin donin që ngacmuan
Atë plagë që aq shumë dhëmbë!
Por s'i lash të fluturonin
I ndalova, qëllimisht
Mos më pyesni si u munda
Nuk përshkruhet, natyrisht...
Ti më the ''sa kam ndryshuar''
Ikin vitet the, si era
The që nuk më ke harruar
E të tjera, e të tjera!
Dhëmbët fort, shumë fort shtrëngoja
Ti kërkoje nga unë fjalë
Por unë vetëm të dëgjoja
E së fundmi thash, ''më fal''
Më duhet të ik, thash nxituar
Sytë si ngrita që përdhe
S'isha gati për të zgjuar
Atë ç'ka në shpirt më fle!
S'mund t'harroj as unë vërtetë
E ti nga unë, s'i ndaje sytë
Të desha njëherë në këtë jetë
Nuk mund 'të dua' për herë të dytë!

DËRGOI: