Simona Shalcanj Poezi
Simona Shalcanj

Tema: Poezi Për Trishtim


Një Vajzë

Po një vajzë mund të të dojë shumë..
Mund të dashurohet aq shumë me ty sa vjen në gjendje të heq dorë nga gjithçks vetëm për ty..
Po mund të lidhet aq shumë me ty sa për të vetën ti bëhesh arsyeja e lumturisë së saj..
Po ajo mund të dashurohet aq marrëzisht pas teje sa edhe nëse e lëndon ajo përsëri qëndron me ty..
Po..mund ta sjellësh deri në atë gjendje sa edhe nëse ti i bën presion, edhe nëse ti largohesh nga ajo, ajo përsëri të fal, përsëri qëndron me ty..
Po mund të dashurohet aq shumë sa edhe nëse ti e tradhëton ajo ta fal përsëri..
Po ka ashtu vajza sa e harxhojnë të gjithë rininë vetëm për dikë.. sepse ajo krijon ëndrra me ty..
Sepse ti në fillim ishe dikush tjetër, ishe ndryshe me të..
Po ajo mund të qajë shumë, mund të shkatërohet por përsëri vazhdon të të dojë..
Dhe ty të pëlqen ky fakt sepse bindesh që nuk do e dojë askënd tjetër, sepse bindesh që do të të dojë vetëm ty..
Po mendon se ajo është aq e dobët sa nuk mund të jetojë pa ty..
Por më beso.. që ajo është shumë e fortë..
Është aq e fortë sa nëse një ditë lodhet prej teje, prej punëve që bën ti, prej dhimbjeve që ja jep..
Nëse vjen ajo ditë kur ajo nuk lufton më për ty, kur nuk flet asgjë, kur qëndron vetëm e heshtur..
Atë ditë ashtu do ta humbësh atë sa pas asaj edhe nëse ia ofron të gjithë botën, edhe nëse bën çdo gjë të mundur ta kthesh pas..
Nuk do të mundesh..
Sepse nëse ajo heq dorë.. nuk ka asgjë që e kthen pas..

- Poezi nga Simona Shalcanj


- U dërgua nga Simona Shalcanj -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0