>
LETERSISHQIP

Ndarja Jonë

Mendoje pak atë të ashtuquajtur dashuri që e ke përjetuar..

A nuk ishe çdoherë ti ajo që luftoje për të, ajo që çdoherë i qëndroje afër..

A nuk ishe ti çdoherë ajo që sa zgjoheshe në mëngjes e kujtoje atë, i shkruaje apo e kërkoje.. a nuk ishe ti çdoherë ajo që i kërkoje falje edhe kur ai ishte gabim..

A nuk ishe ti ajo që edhe kur ai te injoronte ti përsëri e doje, përsëri bëje gjithçka që ta afrosh..

A nuk ishe ti ajo që ajo që edhe kur ai largohej ti i lutesh te kthehet..

A nuk ishe ti ajo që në mbrëmje nuk mund të bëje gjumë kur ai zhdukej ashtu tërë natën pa mos të treguar arsyen..

A nuk ishe ajo që derdhe shumë lot për të... a nuk ishe ajo që hoqe dorë nga shumë gjëra për të..

A nuk ishe ajo që edhe pse e ndjeje se ai nuk të don ti përsëri me shpresa të stërlodhura nuk u dorëzove nga ai..

A nuk ishe ajo që e doje atë edhe kur ai të braktisi..

A nuk ishe ajo që e prite të kthehet edhe pse e dije që të ka tradhëtuar..

A nuk ishe ajo që ja fale edhe tradhëtinë.. a nuk ishe ajo që për atë ndryshove shumë..

A nuk ishe ajo që u bëre shumë e ftohur me njërëzit duke marrë dhimbje nga ai..

Ti bëre gjithçka që mund të bëje një vajzë që dashuron..

Tani pse ende je ajo që je duke e pritur atë..

Kuptoje më ai nuk të meriton ty, ai nuk e meriton dashurine tënde.. nuk e meritoi asnjëherë..

Kthjellu..!

 

DËRGOI: