>
LETERSISHQIP

Dikur

Është një vajzë diku..

Ku duket sikur është më e lumtura në botë.. ashtu sikur gjithçka është në rregull me jetën e saj..

Është aq pozitive sa mundohet edhe të tjerët ti bëjë të lumtur, ti bëjë të qeshin..

Por nuk e sheh askush, nuk e kupton askush që ajo nuk është me të vërtetë ajo..

Askush nuk e vëren në sy dhimbjen që ka, askush nuk e vëren se sa e lodhur është brenda..

Askush nuk e vëren se sytë e saj janë të trishtuar..

Sepse asaj dikush dikur ja ka vjedhur të gjitha ëndrrat, se dikush dikur ja ka marrë edhe të ardhmen..

Personi qe ajo e vlerësoi më së shumti në jetë, që i dha dashurinë më të pastër e më të madhe ndonjëherë.. ai person dikur e vrau atë..

Por është e çuditshme apo.. ajo ende duket sikur nuk i ka ndodhur asgjë edhe pse nga brenda është duke u djegur..

Edhe pse ajo duke dashuruar shume mori shumë dhimbje..

E din ti sa e vështirë është.. ta marrësh dhimbjen më të keqe nga personi që i jep dashuri më se shumti..

Ajo vajzë e përjetoi këtë, pas kësaj jeta e saj, zemra e saj asnjëherë nuk ishte më e njëjta..

Më e hidhura është se në fakt ajo asnjëherë më nuk u ndje e lumtur më të vërtetë..

Çdoherë aktroi.. ndërsa kur ishte e vetmuar në shtëpi vetëm ajo edhe zoti e dinë se çfarë dhimbje përjeton..

Është një vajzë diku që lufton me vetën.. dhe askush se vëren..

Është e çuditshme.. por ajo është shumë e fortë...

DËRGOI: