Më mbaj mend (për 1 muaj)

Sinani Vllasaliu & Besnikët - Gurbeti Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Ka shumë vite që kanë kaluar
Prej atë ditë që je larguar
Tuj të pritë të guri i lotit
Biri i nënës mot' mas moti

Linde djalë trim si zana
Me mundime të rriti nana
T'bana darsëm t'pruna nuse
Një ditë ike ma s'u duke

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e

-II-

E harrove vendin tonë
Si s'pëlcet e mjera nanë
A është gjallë a ku ka mbetë
Si nuk plasë kjo zemra e shkretë

Linde djalë trim si zana
Me mundime të rriti nana
T'bana darsën t'pruna nuse
Një ditë ike ma s'u duke

U rrit djali lis ndër burra
Për me u ulë n'kuvend me burra
Nuk e njeh babanë e vet
Votra hapur po të pret-e

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e

O gurbet ti si na ndave
Sa shumë zemra nanash thave
Ke lanë nuse pa nusëri
Ke lanë bija pa gjini-e...


Ky tekst u dërgua nga Milaim Zeneli





Sinani Vllasaliu & Besnikët - Gurbeti
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Gurbeti".
3. Video është e këngës "Gurbeti", por nuk këndohet nga Sinani Vllasaliu & Besnikët.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Sinan Vllasaliu:


Komente 0