>
LETERSISHQIP

Njerëz Të Trishtë

Nuk jam aq i lumtur sa ju dukem,
Mos u gënjeni kur më shihni që qesh!
Nata ik pa më dhënë atë që mundet,
Dita vjen pa më sjellë atë që pres!

Është një lojë ku s’dimë si jemi futur,
Prej së cilës askujt nuk i iket!
Nata gdhin si një mashtrim i bukur,
Dita vjen po nuk pranon të më bindet!

Ju më shihni që ec gjithnjë i ngutur,
Te kjo rrugë që ka vetëm fillim!
Nata ik pa më bërë dot të lumtur!
Dita vjen për inatin tim!
5 shtator,2010