>
LETERSISHQIP

Veç Në Një Dhomë E Ndezim Dritën

-Nadjas edhe Erisit-

U rritën fëmijët edhe ikën,
Në shkolla, nëpër botë,tutje!
Veç në një dhomë e ndezim dritën,
Në dhomën tjetër kemi puthjet!
Si dy të huaj kemi mbetur,
Veç hapat tanë na ndjekin pas!
Dhe kur dëgjojmë ndonjë të qeshur,
Te dhoma e tyre shkojmë në çast!
Po prapë e gjejmë të vetmuar,
Askush nuk qeshi atje brenda!
Jam unë dhe ti që prapë gabuam,
Te dhoma e puthjeve hynë zemrat!
U rritën fëmijët edhe ikën,
Sa bosh i madh që ata mungojnë!
Veç në një dhomë e ndezim dritën,
Dhe për ta fikur e harrojmë!

17 shtator 2012