>
BIOSHQIP

Skivi: Më Mungon Ledri

25-10-2013
Ish anëtari i grupit Skillz, Visar Shala, ka pranuar se atij po i mungon Ledri, por shtoi se nuk e ka të vështirë që të vazhdojë të qëndrojë në skenën e hip hopit i vetmuar.



Visari, i cili ishte një kohë të gjatë bashk me Ledrin në grupin e tyre Skillz, në një intervistë për emisionin MixMax në ZicoTV ka deklaruar se ndonëse ai ka arritur të ketë sukses i vetmuar, atij i mungon shoku i ngushtë.

“Po normal, më mungon shumë. I kemi kaluar shtatë vjet bashkë. Por, përsëri shihem me të, dalim. Nuk do të thotë kjo se planet për muzikë i bëj vetëm vet, mund të marr edhe ndonjë mendim të tij”, theksoi Visari.

I pyetur se cili do të jetë projekti i radhës i tij, Visari konfirmoi albumin e përbashkët të “Babastars”, ashtu sikurse edhe një super projekt që do të lansohet gjatë këtij muaji.



Projekti i cili do të lansohet së shpejti nga Skivi do të jetë një bashkëpunim me dy këngëtare, të cilat reperi ka refuzuar t’i zbulojë.
(Telegrafi)

Skivi: Më Mungon Ledri