>
BIOSHQIP

Skivi, Kënga E Re Me Cozman Dhe Freakyboyz

03-03-2013
Reperi i Babastars, Visar Shala i njohur si Skivi, do të rikthehet me një tjetër këngë në bashkëpunim me Cozman dhe Freakyboyz.
‘Labeli’ Babastars është zgjeruar shumë së fundmi dhe pjesë e tij tashmë janë bërë edhe Freakyboyz dhe kënga e shumëpritur pritet të lansohet shumë shpejt.

Lajmin e konfirmoi vet Skivi me anë të Twitterit të tij, duke paralajmëruar kështu këngën e re me reperët e lartpërmendur.

Skivi tash e sa kohë është duke u angazhuar në karrierën e tij solo, pas largimit të Ledrit nga Babastars, që së fundmi bëri të ditur se do t’i kthehet muzikës, por duke mos iu kthyer as Skivit e as Babastarsave.
(Telegrafi)

Skivi, Kënga E Re Me Cozman Dhe Freakyboyz