>
BIOSHQIP

Skivi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “E Di Që Mu M’don”

02-07-2013
“E di që mu m’don” quhet projekti i ri i Visarit, ish-anëtarit të grupit Skillz, i cili po e lanson projektin e tij debutues në karrierën solo.

Skivi ka treguar se ai ndihet shumë i kënaqur me produktin final të këngës dhe se suksesi i kësaj kënge do të jetë i pakapshëm nga rivalët e tij.

“Kënga është punuar nga Freakyboyz, me miksim të Kico n’ Torch, kurse videoklipin e ka punuar ThinkCreative. Jam shumë i kënaqur. Kjo është një prej këngëve më të mira në karrierën time. E them këtë pa kurrfarë dyshimi”.

“Në këtë projekt kanë punuar shumë producentë, shumë ‘duar’, duke përmendur edhe anëtarët tjerë të Babastars, si Getin, Cozman dhe të tjerët të cilët i falënderoj për kontributin”, ka thënë Skivi për Telegrafin.

Ai shtoi se kënga është në linjë me standardet e reja të repit të vendosura nga reperët amerikanë në kohët e fundit, duke zbuluar edhe inspirimin.

“Kënga bashkë me videoklipin janë në stil amerikan, jam shumë i kënaqur. Pasi është kënga ime e parë solo, unë inspirimin e kam marrë nga kënga e parë bashkë me Ledrin kur kemi qenë në grup”, përfundoi ai.

Kjo është kënga debutuese për Visarin si solo reper në skenën e hip hopit shqiptar, ndërsa më parë ai ka realizuar projekte tjera në kuadër të Babastars.

Skivi u detyrua të fillojë karrierë solo pas ndarjes së grupit Skillz, i cili po ashtu edhe ndau rrugët e dy ikonave të hip hopit shqiptar, Visarit dhe Ledrit.
(Telegrafi)

Skivi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “E Di Që Mu M’don”