>
BIOSHQIP

Skivi I Kënaqur Me Projektin E Ri

05-07-2013
Hip hop ylli nga radhët e Babastars, Visar Shala, është shprehur shumë i kënaqur me projektin e ri “E di që mu m’don”.
Videoklipi i ri i Skivit, “E di që mu m’don” në ditët e para të lansimit ka plot 120 mijë klikimë ne YouTube dhe vet reperi shprehet shumë i kënaqur.

“Jam tejet i kënaqur me këngën e re. Është brenda të gjitha kapaciteteve të mia dhe nuk mund të kërkoj më shumë nga përkrahësit e mi, të cilët janë më shumë se fansa dhe këtë e kanë treguar edhe kësaj radhe”, ka thënë Skivi për Telegrafin.

I pyetur nëse është në shqyrtim një bashkim i mundshëm me Ledrin, Skivi nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë në qendër të shumë spekulimeve për një rikthim të Skillz në skenën e hip hopit shqiptar.
(Telegrafi)

Skivi I Kënaqur Me Projektin E Ri