>
BIOSHQIP

Të Shtunën Klipi I Ri Nga Skivi

02-02-2014
Rikthimi i Ledrit në skenën e hip hopit duket se nuk i ka penguar aspak ish-kolegut të tij te grupi Skillz, Visarit, i cili tashmë ka gati projektin e tij të ri.

Një ditë pasi ish bashkpuntori i tij më i afërt, Ledri, shënoi rikthimin me një videoklip, është Skivi ai që ka konfirmuar projektin e ri.

Visari që është pjesë e Babastars ka zbuluar në Twitter se do të publikojë videoklipine ri jo më larg se javën e ardhshme.

Videoklipi i ri, i cili besohet se është projekti me Nora Istrefin dhe Mimoza Shkodrën, do të publikohet të shtunën e ardhshme më 8 shkurt.

Projektin e kanë punuar në beat Kicco n’Torch kurse në muzikë reperi dhe tashmë producenti, Getoar Selimi.

Videoklipi i ri i Visarit vjen pak kohë pas publikimit të bashkpunimit “Welcome to Prishtina”, i cili është pritur shumë mirë nga publiku.
(Telegrafi)

Të Shtunën Klipi I Ri Nga Skivi