TEKSTESHQIP

Smash & Vjola Baduni
Nuk Jam E Huaj
Lyrics

Nuk jam e huaj

Ti mund të jetosh pa mua
E të thuash s'dua t'ja di
Kur provon të jetosh pa ëndrra
Zgjohesh në një ankth ngjyrë gri

Paradë të çmendurish në rrugë pa kthim
Dy jetë të harxhuara pa kuptim
S'derdhim lot për krenari
Një pas tjetrit me trishtim

Nuk jam e huaj
Mos thuaj ishte një mashtrim
Nuk jam e huaj
Kur themi lamtumirë

Duhet të eci vetëm krah teje
Në rrugë bosh nën qiej bosh
Të kujtoj çaste që janë harruar
Kur thellë në sytë e zbehtë të të shoh

Paradë të çmendurish në rrugë pa kthim
Dy jetë të harxhuara pa kuptim
Të ndal lotët s'kam fuqi
Një pas tjetrit me trishtim

Kjo është cila jam
Kjo është cila jam
Më prano si jam
Më prano si jam
Mos më quaj të huaj
Lamtumirë nuk ka

Nuk jam e huaj
A është vonë dhe ta provojmë?
Nuk jam e huaj
A do ndalesh a' po shkon?

Nuk jam e huaj
Një sinjal SOS pa kthim
Nuk jam e huaj
Kur themi lamtumirë…

DËRGOI: