>
LETERSISHQIP

Kur Ndjen Të Shkruash

Është bukur kur jepesh dhe vargëzon,
lirinë e fjalës nuk duhet t’a ndrydhësh,
shpesh herë me të udhëtojmë aq’larg,
sa ndodh, që dhe udhën, e bëjmë të heshtur.

Pastaj, papritur shpërthejmë,
se venat ngrohen dhe gjaku na lëviz,
të pushton mëndjen, shpirtin t’a rrëmben,
mendimet vlojnë dhe krijojmë poemë.

Në mbrëmje të shikoj, poezinë duke lexuar,
më thua ç’është kjo, fare s’më pëlqen,
pastaj një ditë tjetër, ç’ke thënë ke harruar,
më hidhesh nër’ krahë dhe bëhesh me fletë.

Unë, seç lazdrohem nga dëshirat e tua,
për momentin gëzoj, por jo gjithsesi,
përsëri i kthehem poezisë së shkruar
mundohem ta ndryshoj, më bukur t’a ndjesh ti.

Kjo ndodh shpesh, sa herë që shkruajmë,
mbase mendimi nuk vjen pa u bindur
më lirshëm ndjehesh kur je frymëzuar
edhe dashurinë nuk e lë të heshtur.