>
LETERSISHQIP

Përse?

Nuk e ndjen,
si u bëra peng i puthjes tënde,
kur hapat hedh dhe digjem
nga prush' i saj,
apo kur prek sytë e buzëqeshjes
dhe s'mundem të largohem asnjë çast...?

Përse duhet të harrojmë,
atë dridhmë,
kur et'shëm m'i puthe këto buzë,
ai zjarr q'u ndez brenda meje
e dogji dhe liqenin e syrit tënd.

Dhe mendoj,
mendoj aq' shumë
sa fryma rindez shpesh thëngji’jtë,
veten e shoh mbi ato flakë,
dhe ndjej mallin si digjet për ty.