Tema: Poezi Për Stinët

Baladë, Në Vjeshtë Të Artë

Gjethe po bien nër' këmbët e tua,
të shikoj tek ecën me kujdes,
edhe pse hapat i hedh aq' shpenguar,
për gjethet e vjeshtës të vjen keq.

Muzikën dëgjoj tek të ndjek,
fërfërimën e lehtë, ngjyrës së artë,
e ëmbël është muzikë e saj,
si këngë e liqenit nëpër valë.

Kjo vjeshtë, ëndrrën m'a rrëmbeu,
nëpër vargje e shpërndau shpejt e shpejt,
pranë veshit një fjalë më pëshpëriti,
të ëmb'lën fjalë, me ngjyrë të artë.

Ti hapin e ndale aq' papritur,
kur fjalën e vjeshtës, e dëgjove
tek të shikoja sytë, e çuditur,
më pëlqeu se vjeshtën xhelozoje.

Dhe krahët i hape me shpejtësi
më puthe buzësh' pa u ndalë,
e ndjeva muzikën përsëri
të ëmb'lën fjalë, me ngjyrë të artë.

- poezi nga Sofia Ziri


Nuk ka akoma asnjë votë