>
LETERSISHQIP

Të Ndjej

I dashur,
çdoherë je i pranishëm tek unë,
hap krahët për të rrëmbyer puthjet.
I ngadalësoj t'ua ndjesh aromën më shumë,
kështu më shfaqesh ngado e zhdukesh.
Mendimi yt shoqëron hapat e shpejtë,
pastaj reflekton brënda meje,
me ty edhe akulli avullon,
sytë të shkëlqejnë kur më shohin,
përsëri të afrohem ngadalë,
që malli, mos derdhet i tëri,
pastaj nuk do di çfarë të bëj
por, fajin për këtë s'e kam unë,
më mësove keq me praninë tënde.