>
LETERSISHQIP

Sonte

Gjatë mbrëmjes
qëndroj shpesh në shoqëri me hënën.
Nuk ia ndal sytë.
Qëndroj e heshtur deri në përhumbje,
se më duket sikur shikoj të vizatuar
portretin tënd.
Kur kam mall, hëna, aq e butë shfaq duart e tua mbi flokët e saj të artë
dhe lëshon pasqyrimin mbi liqen...

Sa e bukur është...!
Sonte,
e ndjej vërtet, që të dua.
Sonte,
një natë e ëmbël,
e ngrohtë,
e ajërt,
unë ndjej parfumin tënd nga afër.
Në hënë dua të ngjitem,
Brenda gjinjve të saj të të prek ty.
Hëna ime,
univers dashurie...

Eshtë dhimbja e mungesës tënde, që flet për ty,
më zgjon shpresa të padeshifrueshme
mos i kuptojnë të gjithë.
Sonte,
jam pa ty.
Sonte jam duke menduar për ty,
ndërkohë,
josh hënën, që më sjell shumë pranë pasqyrimin e portretit tënd mbi liqen...
Hëna ime,
univers dashurie...